E quajti Dakon, “Xhuxhi 339”! Shkarkohet nga detyra nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, djali i Spartak Brahos

Është shkarkuar nga detyra e nënkryetarit të Bashkise Durrës, Arbri Braho (djali i Spartak Brahos).
Dy ditë më parë Braho ka lëshuar një lumë akuzash ndaj ish-kryetarit Vangjush Dako.
Ai e quajti kryetar të hajdutëve dhe se e gjithë bashkia Durrësit punon për të mbajtur në pushtet atë dhe bandën që janë pas tij.

Braho e quajti Dakon, ‘xhuxhi 339’ referuar përgjimeve për vjedhjen e votave dhe e akuzon atë për vjedhje fondesh publike si në rastin e autoshkallës për të cilën Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar organizoi një operacion dhe vuri në pranga zyrtarë.
Në mesazhin e publikuar, ai tha se Dako ka në plan të marrë edhe paratë e hidrovorit.
Sot, Braho është shkarkuarnga kryetara e Durrësit në detyrë, Emirjana Sako.