5.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

E priti vitin 2022 me kallash, arrestohet 42-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimit, dhe shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Mat, gjatë patrullimeve dhe kontrollit të zonës me qëllim ruajtjen e rendit e sigurisë publike dhe parandalimin e çdo ngjarje të mundshme kriminale, rreth orës 00.20, datë 01.01.2022, në lagjen “Drita”, Burrel, kanë dëgjuar të shtëna armësh dhe menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë është bërë ndërhyrja e shoqërimi në Komisariat i shtetasve G. K., 42 vjeç; dhe M. K., 21 vjeç, pasi dyshohet se këto dy shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në ajër pranë banesës së tyre.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shterasit G. K., dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë shtetasi M. K., të dy banues në Burrel.

Autoritetet kanë sekuestruar armën e zjarrit automatik, 35 fishekë, një kallëp dinamiti, tre kapsolle detonatore dhe 3 gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com