
Krenaria e marinës ruse, anija ‘Moskva’ u mbyt.
Lajmin e konfirmon vetë Kremlini.
“Anija luftarake ruse Moskva është mbytur”, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, duke cituar një deklaratë nga Ministria ruse e Mbrojtjes.
“Gjatë tërheqjes së kryqëzorit Moskva në portin e destinacionit, anija humbi stabilitetin e saj për shkak të dëmtimit të trupit të marrë gjatë një zjarri nga shpërthimi i municioneve. Në kushtet e detit të stuhishëm, anija u mbyt”, thuhet në deklaratë. TASS.
Deklarata e rusëve bie në kontraditë, teksa thanë se një zjarr shpërtheu në kryqëzorin me raketa të drejtuara, duke shkaktuar shpërthimin e municioneve në bord. Sipas tyre në anije u shkaktuarn dëme serioze që detyruan ekuipazhin e anijes luftarake të evakuohej.
Ukraina thotë se goditi Moskën me raketa kundër anijeve dhe më vonë pretendoi se ajo ishte fundosur.