4.5 C
Tirana
Thursday, 27 January, 2022

E paralajmëroi pak ditë më parë, publicisti plas “bombën”: Për Sali Berishën ka ardhur udhërarresti nga Amerika

I ftuar ditën e sotme në emsionin “Breaking” në Top News ka qenë analisti Frrok Çupi për të folur mbi Ditën e Rinisë dhe datën 8 dhjetor.

Në fjalën e tij Çupi ka treguar se së shpejti ish-kryeministri Sali Berisha do të arrestohet dhe sipas tij fleta e udhërarrestit ka ardhur nga Amerika.

Teksa e ka konsideruar Berishën njeri me rrezikshmëri të lartë, Çupi ka treguar se aktet e tij kriminale i kanë kaluar edhe kufinjtë e vendit.

Ndër të tjera analisti ka theksuar se me arrestimin e ish-kryeministrit Berisha vendi dhe rajoni do të pastrohet nga krimi.

“Për Berishën janë marrë të gjitha masat si njeri me rrezikshmëri shumë të lartë që të jetë i izoluar.

Ka shumë njerëzi që pyesin kur do të shkoj tek 313. Kjo është një çështje që nuk ka lidhje me urdhër arrestin. Arrestimi i Sali Berishës është gjëja më e thjesht që do ndodh në rajon. Me arrestimin e Berishës rajoni jonë do të pastrohet nga krimi dhe korrupsioni.

Jami i bindur që aktet kriminale të Berishës shtrihen përtej vendit tonë.

Sali Berisha me urdhër arrestin që ka sot për sot është i izoluar nga tentativat për arratisje apo për të bërë akte të tjera. “- tha Frrok Çupi në “Breaking”.

TË NGJASHME

TË FUNDIT