26/01/2023

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Iljaz Çalit.

Bëhet me dije se dëshmia e të vëllait të Iljaz Çalit, Zeqir Çali, do të shërbejë si një pistë e rëndësishme e hetimeve për ekzekutimin e të riut mbrëmjen e djeshme pranë kthesës së Rinasit.

Ndër të tjera mësohet se në dëshminë përpara uniformave blu, ai është shprehur se nuk ka pasur asnjë hasmëri si familje, por përmend një borxh që i kanë persona të tretë që kap vlerën e 1 mln dollarë. Bëhet fjalë për një sasi të shitur prej 2400 tonëve krom nga biznesi që 2 vëllezërit dispononin, “Çali-Metal”.

“Ne si familje nuk kemi hasmëri, por një borxh që shtetasi RR.D na ka prej tre viteve në vlerën e tregut prej 1 milionë dollar për sasinë e 2400 tonëve krom”, mësohet të ketë thënë vëllai.