
Saniftarja e pallatit në lagjen ‘Apollonia’ tregon se është tmerruar kur ka marrë vesh ngjarjen.
Ajo shton se e dinte kush ishte pronari i apartamentit me numër ‘7’, por s’kishin marrë dot vesh asgjë për Dumanin.
Gruaja tregon se më parë në të njëjtin apartament jetonte një italian, një njeri shumë i rregullt, por para një jave, aty ishte futur 39-vjeçari i rrezikshëm.
“Mbrëmë pashë policinë me dronë e me snajper, rreth e përqark dëgjoja zhurma, të thirrura ‘policia, policia’, goditje të dyerve.
Nuk dinim se nga vinte gjithë kjo, sot në mëngjes morëm vesh se kishte ndodhur një ngjarje.
Tani unë i njoh mirë banorët dhe i njoh të gjithë se pastroj këtu. Aty ka banuar më herët një italian, ka qenë shumë i rregullt ai italiani, me pagesat me të gjitha, di që është shtëpia e atij Altinit, Altin Canaj, dhe ai shumë i rregullt.
Kur marr vesh unë, para një jave kishte ikur ai italiani. Dëgjova që ia kishin dhënë një tjetri, por s’dinim gjë,”- tregon sanitarja.