• 09/06/2023

E dhimbshme: Hidhet nga mjeti pasi dështon të frenojë, vdes 35-vjeçari

 E dhimbshme: Hidhet nga mjeti pasi dështon të frenojë, vdes 35-vjeçari

Një tragjedi është ajo që ka ndodhur para pak minutash në Has ku humbi jetën një djalë i ri, në aksident të dhimbshëm.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, në vendin e quajtur Qafë Barak, Has.

Sabah Jupa, 35 vjeç, banues në fshatin Gajrep, Has, ishte duke drejtuar mjetin tip kamion, kur u përball me vdekjen.

Hetimi nxori se Jupa dyshohet se është hedhur nga dera e automjetit, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frenimit.

Si pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të ngjashme