“Dyfishimin e rrogave qeveria nuk e bëri për vete”/ Topi akuza të forta: Rama ka bashkëpunëtorët e tij në radhët e opozitës

 “Dyfishimin e rrogave qeveria nuk e bëri për vete”/ Topi akuza të forta: Rama ka bashkëpunëtorët e tij në radhët e opozitës

Ish-Presidenti Bamir Topi, në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në “News24” u shpreh se ka një nivel të lartë korrupsioni në radhët e politikës.

Gjithashtu, ish-presidenti u shpreh kritik edhe ndaj opozitës, për të cilën tha se kryeministri Edi Rama duket se ka edhe bashkëpunëtorë nga ana e opozitës.

Këtu vetëm është shkruar që jemi në republikë parlamentare, por në hapësira demokratike të brendshme përjashto një lloj aparencë të kësaj natyre, por procesi  që të çon në zgjedhje dhe në përfundimin e zgjedhjeve këtu je në monizëm. Nëse në monizëm ishte 99.99 % këtu mjafto një mazhoranca edhe nëse do të duhen për votime kushtetuese që duhen më shumë vota, i rikuperon rrugës. Pra jo vetëm që je në monizëm, por ke një element korrupsioni në radhë të politikës. Unë kam dëgjuar shumë komente lidhur edhe me politikën e dyfishimit të rrogave në parlament. Qeveria nuk e bën për vetë, ky është mendimi im.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...

Dyfishimin e rrogave, të  rritjes së standardit të komoditetit e bën për opozitën. Pra dihet të futesh në element psikologjik, për ta bërë atë që të luftojë për një vend në parlament thjesht për karrigen. Kjo ka bërë që situata që ndodh në opozitë të jetë e lidhur edhe me këtë. Kemi një deformim të fortë të moralit politik tashmë të institucionalizuar dhe nuk ka një njeri.  Nuk është thjesht kryeministri. Kryeministri është koordinatori, por ka edhe bashkëpunëtorë që i ka në krahun tjetër”, tha ndër të tjera Bamir Topi.

()

tiranaweb.al


Të ngjashme