4.5 C
Tirana
Thursday, 28 October, 2021

Dy rastet që “nxinë” Shqipërinë në Greqi dhe Itali, skenarët kinematografikë për të shpëtuar veten

Dy raste inskenimesh të rënda përgjatë këtij viti kanë “nxirë” figurën e vendit tonë në shtetet fqinje Itali dhe Greqi.

Rasti i parë është ai që u zbulua sot, pikërisht 9 muaj nga zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorelli, makina e të cilit u gjet e djegur në Pukë në datën 9 janar. Policitë e dy vendeve kishin nisur hetimet për vrasje ndërsa në listën e të hetuarve ishin një sërë emrash biznesmenësh në vendin tonë të cilët Davide i kishte takuar gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Por e vërteta rezultoi krejt ndryshe. Ai kishte dalë nga Shqipëria duke nisur një jetë të re në Toscana, ku u gjet nga policia italiane në një gomone në brigjet e Livornos.

Dyshohet se shkak për këtë sajesë kinematografike ishin bërë borxhet që kishte Pecorelli në Itali pas falimentimit të bizneseve të tij dhe tashmë synonte që të përfitonte nga siguracionet e jetës.

Por ndonëse fakti që është gjallë përbën një lajm të mirë, për Pecorellin nis një tjetër telash, ai i vënies përballë drejtësisë me akuzën e mashtrimit.

Një tjetër rast i bujshëm që u lakua për muaj të tërë ishte ai vrasjes së Caroline Cruch në Greqi nga i shoqi Babis Anagnostopolus në shtëpinë e tyre në Glyka Nera. Me gjakftohtësi ai sajoi një grabitje duke i thënë policisë se persona me maska ishin futur në shtëpinë e tyre duke vrarë Carolinën dhe duke varur qenin e tyre në shkallët e banesës.

Dhe në lidhje me këtë makabritet sajoi një indicie që të drejtonte dyshimet e hetuesve për përfshirjen e grabitësve shqiptarë, por autori rezultoi të ishte vetë ai.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com