17.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Dy ish-ministrat e LSI bëhen krushq, ja pamjet e dasmës buzë deti

Dy ish-ministrat e LSI-së, Nasip Naço dhe Edmond Haxhinasto janë bërë krushq me njëri tjetrin. Franko, djali i Nasip Naços dhe Eliza, vajza e Haxhinastos kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë pas disa vitesh lidhje.

Ceremonia është zhvilluar buzë detit, teksa në foto shihet Haxhinasto që shoqëron të bijën drejt altarit. Megjithëse në jetë janë krushq, në politikë Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naço janë kundërshtarë, pasi ky i fundit braktisi LSI-në dhe iu bashkua Partisë Socialiste, ku u zgjodh deputet në qarkun e Beratit.

Por përveç se janë deputetë dhe ish-ministra të së njëjtës forcë politike, LSI, Nasip Naço dhe Edmond Haxhinasto janë edhe krushq mes tyre.

Franko Naço dhe Eliza Haxhinasto e bënë publike fejesën e tyre në dhjetor 2015.

Një foto nga pushimet e fundit postuar në faqen e tij në Instagram, djali i politikanit Nasip Naço, Franko, ku shfaqej me të fejuarën e tij, vajzën e deputetit Edmond Haxhinasto, Eliza, e kishte shpërndarë për ndjekësit e tij në rrjetet sociale ku demonstronin momente të veçanta gjatë këtyre pushimeve.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com