8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

Dy aksidente brenda 15 minutave në Durrës e Krujë

Dy aksidente kanë ndodhur brenda 15 minuta në Krujë dhe Durrës. Policia njofton se rreth orës 19:00, në Fushë Krujë, mjeti tip “Ford”, që drejtohen nga F. A., ka humbur kontrollin duke u përplasur me një tjetër mjet kamion, e më pas ka dalë jashtë rruge.

Si pasojë e kësaj përplasje është lënduar drejtuesi i mjetit “Ford”, dhe pasagjerja në mjet, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë 15 minuta më vonë në Durrës në lagjen 14, Durrës, motomjeti me drejtues 25-vjeçarin me iniciale R. B., 25 vjeç, banues në Durrës, ka aksidentuar një 69-vjeçar që ishte duke kaluar rrugën.

I moshuari mësohet se është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com