Dy 43-vjeçarë vrasin njëri-tjetrin në Kavajë

Një tjetër ngjarje e rëndë trondit sërish vendin. Një konflikt mes dy personave në qendër të Kavajës pasditen e kësaj të mërkure i kushtoi jetën dy 43-vjeçarëve, të cilët vranë njëri-tjetrin.
Viktimat janë Altin Rexha alias Sali Rexha nga Kukësi dhe Edmond Gosa alias Armand Gosa, nga Kavaja. Në rrethana të cilët mbeten ende për t’u sqaruar, në konflikt e sipër Edmond Gosa ka goditur me thikë Altin Rexhën. Ky i fundit është përgjigjur duke e qëlluar me armë zjarri Gosën.
Për pasojë të dy kanë mbetur të vrarë.
Ngjarja mësohet se nisi në ambientet e këtij lokali, që ndodhet në vendin e quajtur tek kryqëzimi i valutës. Palët u konfliktuan brenda ambientit dhe e vijuan përballjen deri jashtë në rrugë.
Dyshja kishin konflikte me njëri-tjetrin prej të paktën 2 vitesh, megjithatë deri më sot, ky konflikt nuk ishte përshkallëzuar asnjëherë deri në këtë pikë.
Ngjarja e rëndë është dëshmuar nga persona të shumë të ndodheshin në lokal e zonë.
Mbeten të paqarta shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të saj.