15.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Donnarumma mendon largimin nga PSG, Juventus shfaq interes

Kalimi te Paris Saint Germain nuk ka shkuar ashtu siç duhet për Gianluigi Dobnarumma. Portieri kampion Europe si protagonist ka qenë më shumë në stol se në fushë dhe kjo duket se ka shkaktuar pakënaqësi tek ai. Trajneri Pochettino konsideron Navas si zotërues të portës së kryeqytetasve francez, me portierin italian që është konsideruar si zgjedhje e dytë në ‘Park de Prince’.

Agjenti Mino Raiola është i befasuar nga kjo mënyrë trajtimi në Paris dhe nëse hierarkia në portën e PSG-së nuk ndryshon do të kërkojë një strehim të ri për klientin e tij. Kjo ka ngjallur interesin e skuadrave të tjera, me Juventus që është klubi më afër 22-vjeçarit.

Bardhezinjtë janë prej kohësh në gjurmën e tij, por lëvizja e shpejtë në merkato dhe paga faraonike e ofruar nga parizienët nxori jashtë loje torinezët.

Por këtë herë situata duket se është e ndryshme. Donnarumma kërkon minuta në këmbë për të mos humbur pozitat dhe në kombëtaren italiane, ndërsa Juventus dëshiron të heqë dorë nga Szczęsny, i cili këtë sezon ka lënë shumë për të dëshiruar.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com