• 09/06/2023

Donaldi dhe Romeo nisen direkt për në Drenicë, për të mbajtur fjalën e dhënë

 Donaldi dhe Romeo nisen direkt për në Drenicë, për të mbajtur fjalën e dhënë

Përveçse aktor, Donald Veshaj spikati në Big Brother edhe si piktor.

Me rastin e festave të Nëntorit, Donaldi realizoi portretin e Ismail Qemalit i cili u shit në ankand dhe të gjitha lekët shkuan për bamirësi.

Më 17 shkurt, kur Kosova festoi 14 vjetorin e Pavarësisë ai realizoi portretin e Adem Jasharit.

Tashmë pas daljes nga shtëpia, Donaldi ka ndërmarrë shumë iniciativa si ndërtimi dhe dhurimi i 4 shtëpive për familjet në nevojë, apo dhurimi i 7 udhëtimeve për 7 çifte që i tregojnë atij motive të forta për të bërë një udhëtim dashurie.

Sot, aktori ishte nisur për në Drenicë, për të dorëzuar pikturën te familja Jashari. “Aty ku e ka vendin”, siç u shpreh dhe Donaldi.

Me këngën “Mora fjalë” në sfond dhe me të vëllain Romeon, Donaldi na bëri me dije se sot do të vizitonte familjen Jashari për t’i çuar dhuratën.

Të ngjashme