27/01/2023

Mikela Pupa ka pak kohë që ka falë nga “Për’puthen” së bashku me Erionin. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, por jep edhe intervista të shumta, ku flet se si po ecën lidhja me ish-konkurrentin e emisionit të dashurisë.

Së fundmi, ajo ishte e ftuar në “Ditë e Re”, ku ndër të tjera foli edhe për konkurrentët që janë pjesë e “Për’puthen”.

Fillimisht teksa po fliste për Erionin, ajo tha se nuk do të bëj parashikime se si do të shkojë lidhja, por do t’ia lërë kohës.

Doli nga “Për’puthen” çift me Erionin, Mikela

“Nuk bëj parashikime, ne jemi si macja me miu,zihemi gjatë gjithë kohës, por më pëlqen se në asnjë moment nuk mendojmë që ne u zumë tani nuk do flasim më dhe nuk do të ketë vazhdimësi. Ne zihemi, qetësohemi dhe bëjmë sikur nuk ndodhi asgjë”, u shpreh ish-konkurrentja e “Për’puthen”.

Ndërsa e pyetur se sa për qind e të rejave dhe te rinjve që janë në program janë për tu përputhur dhe sa për show, Mikela tha:

“Këtë të dytën janë të gjithë, duke përfshirë dhe veten sepse në qoftë se nuk do ishte për show nuk do ishim futur në këtë ‘reality show’, e dyta për sa janë për lidhje, të gjithë hynë po ndodhi dhe pse jo, pastaj është këmbëngulja jote dhe varet personi sa do të japi ty. Ka pasur shumë aty që bënin gjithçka për show. Kishte nga të dyja palët edhe nga çunat dhe nga gocat, por besoj që u del herët apo vonë siç ka dalë në vazhdimësi”, tha ajo ndërsa tregoi se tani që është larguar nuk mban mëri asnjë por… “Nuk i kam bërë bllok në Instagram askujt. Më kanë bërë bllok. Bruno më ka bërë bllok e më ka bërë çudi”.

Doli nga “Për’puthen” çift me Erionin, Mikela

Doli nga “Për’puthen” çift me Erionin, Mikela