15.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

“Doja ta menaxhoja vetë jetën time”, Cameron Diaz flet për tërheqjen nga aktrimi

Aktorja 48-vjeçare Cameron Diaz që në 2019-ën u bë nënë e një vajze tha se aktrimi e vështirësoi jetën e saj. Aktorja Cameron Diaz ka qenë e ftuara e radhës në ‘Hart to Heart’ me Kevin Hart, e cila pas muajsh të tërë ka rrëfyer arsyet që e shtynë të linte aktrimin.

Kur i përkushtohesh diçkaje siç bëra unë me aktrimin për një kohë aq të gjatë, disa pjesë të vetes tënde ua dorëzon të tjerëve”, tha ajo. Diaz pranoi se në të 40-tat kuptoi se një pjesë të jetës së saj nuk e kishte më në menaxhim dhe ndihej keq për këtë fakt. “Ndërsa tashmë, rutina e ditë sime është që gjithçka që menaxhoj ta bëj vetë. Largimi nga aktrimi më bëri t’i përkushtohem familjes dhe të bëhem nënë”, tregoi më tej ajo.

Në Dhjetor të vitit 2019, Cameron Diaz dhe bashkëshorti i saj, Benji Madden, u bënë prindër për herë të parë. “Njerëzit martohen dhe krijojnë familje në rini. Unë po e bëj këtë në gjysmën e dytë të jetës. Më pëlqen fakti që më në fund jeta ime është private, megjithëse ekziston një presion i caktuar edhe në amësinë e vonshme”. Kështu, më duhet të jetoj rreth 107 vjet. Por, pa presion”, ka deklaruar Diaz në intervistë duke shtuar se padyshim kjo është periudha  më e lumtur e jetës së saj.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com