26/01/2023

Big Brother VIP do të presë sonte dy banorë të rinj. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për dy DJ të njohur në Kosovë.

Arbër Gumnishta (DJ-Dagz) dhe Pajtim Krasniqi (DJ PM) do të vijnë nga Kosova në Tiranë për tu bërë pjesë e shtëpisë më të famshme të yjeve në vendin tonë. Të dy DJ-t janë miq me njëri-tjetrin.

Hyrja e tyre pritet të bëhet sonte, ndërkohë që është njoftuar edhe për futjen e një ish-banori të ‘Big Brother 1’, Olsi Mingomataj.

Edhe javës që kaloi në BBV u futën dy vajza, Beatrix Ramosaj dhe Sara Berisha, përkatësisht këngëtare dhe blogere.

Djemtë pritet që të trazojnë ujërat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.