• 09/06/2023

“Do të pres vëlla!” / Ish-kryebashkiaku socialist i del në mbrojtje Tahirit: Sprovat të bëjnë më të fortë

 “Do të pres vëlla!” / Ish-kryebashkiaku socialist i del në mbrojtje Tahirit: Sprovat të bëjnë më të fortë

Ish-kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika i ka dalë në mbrojtje ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili u dënua sot me 3 vite e 4 muaj burg sot nga GJKKO.

Gjika në reagimin e tij, thekson se shpresonte që Tahiri të shpallej i pafajshëm dhe se të takoheshin nga afër.

Në fund të reagimit, Gjika e inkurajon Tahirin që të kalojë edhe këtë sprovë.

POSTIMI I GJIKES:

I dashur Saimir!

Edhe pse sot, duke e njohur mirë karakterin tënd në ditë dhe kohë të vështira, kisha shpresë dhe besim se e drejta jote do triumfonte, prisja të të takoja dhe të të përqafoja nga afër, unë prapë do të të pres vëlla!

Ti je i fortë!

Sprovat të bëjnë edhe më të fortë!

Kurajo dhe durim miku im i shtrenjtë!

Të ngjashme