01/02/2023

Teksa finalja e Big Brother VIP ka përfunduar, ajo çka ndodhi brenda shtëpisë vijon ende të diskutohet në ambientet jashtë.

Ka qenë Olti Curri që ka paralajmëruar zhvillime të reja sa i përket spektaklit. Producentët e Top Channel-it kanë menduar edhe për një prime tjetër pas finales.

Data 22 shkurt do jetë kur BBV do të mbledhë edhe një herë të gjithë pjesëmarrësit e BBV. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Olti Curri me shkrimet e tij pikante.

“Vallahi ditë të zeza do vijnë për juve”, ka shkruar Olti duke rrumbullaksuar datën 22 në kalendar. Ai ka bërë të ditur se Post BB VIP Albania do mbahet të martën, ku priten mjaft zhvillime interesante, sidomos tani pas finales.

“Post BB Vip”, aty ku klasi ndërthuret me edukatën dhe argumentin në debatn”, ka shkruar Olti Curri në faqen e tij zyrtare në Instagram. Do jetë në panel, ndoshta?

Kujtojmë se kur Arbana lexoi zarfin e votave që kanë dërguar shqiptarët, tregoi se Top Channel po përgatiste në prapaskenë dy surpriza. E para ndodhi pardje, festa në shtëpi, e dyta do ndodhë më 22 shkurt.

Produksioni ka menduar të bëjë dhe një festë të madhe “after party”. Një mesazh është shpërndarë së fundmi te të ftuarit në mbrëmjen festive që do të mbahet më 22 shkurt, tek Plazza, prej orës 20:00.