13.5 C
Tirana
Thursday, 2 December, 2021

Diplomohet gruaja e parë snajperiste

Gruaja e parë është diplomuar nga ”Shkolla e Ushtrisë Amerikane për Snajperin” duke përmbushur afatin 7 javor i përshtatur për të prodhuar ‘’armën më të frikshme në fushëbetejë.”

Ushtarja, e cila ishte rregjistruar si pjesë e Gradës Kombëtare të Montana-s dhjetorin e kaluar nuk është identifikuar. Ajo është dërguar në Georgia, për kursin 22-javësh i cili përmban trajnimin bazik dhe aftësitë në fushë betejë. Stafi i trajnimit të një njësie stacionore vuri rë rezutatet e saja të shkëlqyera gjatë kursit siç ishin ato për gjuajtje dhe e rekomanduan atë për shkollën e snajperit.

Maj. Gen. J. Peter Hronek, Ndihmës-Gjenerali i Montanës u shpreh gjatë fjalimit të tij duke thënë: ”Jemi shumë krenar për arritjet e ushtares tonë, dhe ky është një moment historik jo vetëm për Montanën, por për të të gjithë Gardën Kombëtare dhe Ushtrinë.”

Përveç testit për gjuajtje, kursi i trajnon ushtarët dhe në planifikimin e misioneve, ndërgjegjësimin e avancuar në fushëbetejë, angazhimet komplekse etj.

Ajo u paraqit e përgatitur për trajnimin dhe ia doli fizikisht të shkëlqente. “Jemi krenar për rezultatet dhe përpjekjet e saj gjatë këtij kursi, u shpreh David Wright, Komandant Batalioni në shkollën e Snajperit.

Duke u bërë femra e parë e cila diplomohet në këtë shkollë që nga themelimi i saj në 1987, ushtarja tani do të rikthehet pjesë e Gradës së Montanës.

Nga 1.3 milion anëtarë aktivë ushtarakë vetëm 17% janë femra. Ushtria dhe Forcat Ajrore ka secili përafërsisht 70,000 gra pjesë të tyre, ndërkoha që flota detare përbëhet nga 16,000 femra, sipas Departamentit të Mbrojtjes.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com