Dialogu Mesdhetar | Spiropali: Rruga drejt BE-së, në zemër të progresit transformues të Shqipërisë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ishte këtë të premte, 17 tetor, folëse kryesore në Panelin për Rifuqizimin e Diplomacisë Ndërkombëtare dhe Rolin e Ballkanit, në Edicionin e XI-të të Dialogut Mesdhetar MED që po zhvillohet në Napoli të Italisë.

Në panelin me ministrat e rajonit, Spiropali theksoi ritmin e shpejtë të negociatave të Shqipërisë me institucionet e BE-së dhe reformat e gjera e gjithëpërfshirëse që vendi ynë ka ndërmarrë drejt qëllimit tonë përfundimtar: anëtarësimit të plotë në BE.

“Rruga drejt BE-së qëndron në zemër të progresit transformues të Shqipërisë, dhe e mbështetur nga miq të mëdhenj si Italia.” – tha ndër të tjera Spiropali, duke nënvizuar gjithashtu se:

“Lidhjet tona të thella historike dhe kulturore, së bashku me mbështetjen e vazhdueshme dhe të fortë të Italisë për rrugëtimin tonë të integrimit, përbëjnë një themel të qëndrueshëm për forcimin e Partneritetit tonë Strategjik.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *