• 10/06/2023

Dhunoi dhe mbajti 1 javë peng bashkëjetuesen, në pranga Gleard Gusholli dhe 4 shokët e tij

 Dhunoi dhe mbajti 1 javë peng bashkëjetuesen, në pranga Gleard Gusholli dhe 4 shokët e tij

Për të paktën 1 javë, një 28-vjeçare u mbajt e peng dhe u dhunua në banesë në Tiranë nga bashkëjetuesi i saj, 31-vjeçari Gleard Gusholli, i cili u arrestua nga Policia për dhunë dhe heqje pa të drejtë e lirisë.

Në pranga për këtë ngjarje të rëndë dhe paprecedentë, gjithashtu ranë edhe 4 persona të tjerë, lidhje familjare dhe shoqërore e Gushollit. Ata e ndihmuan atë duke fshehur provat dhe duke e larguar nga vendi i ngjarjes me qëllim që t’i fshihej drejtësisë.

Ka qenë vetë 28-vjeçarja, e cila ka mundur të njoftoj të afërmit e saj dhe më pas me ndihmën e motrës së autorit e cila ka arritur të gjej çelësin, kanë bërë të mundur hapjen e derës së banesës në rrugën “Frosina Plaku”.

Ajo është dërguar në Spital nga dy persona me shenja të rënda të dhunës dhe ka marrë ndihmën mjekësore. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas arrestimit të Gushollit dhe miqve të tij, Policia gjeti në banesë sende të forta, si dhe një këmbë karrigeje e cila dyshohet se është përdorur për dhunimin e saj.

Gjithashtu, në banesë hetuesit gjetën  edhe mjete që përdoren për konsumimin e lëndëve narkotike dhe mbetje të kokainës, çka ngre dyshime se në momentin e kryerjes së krimit, 31-vjeçari i cili nuk ka dhënë shpjegime për motivet ka qenë nën efektin e drogës.

Ne pranga

Gleard Gusholli,          31 vjeç, bashkëjetuesi i vajzës se dhunuar

Besmir Nurçellari,      36 vjeç, nuk kallëzoi krimin dhe fshehu provat

Arjan Sheta,                41 vjeç, nuk kallëzoi krimin dhe fshehu provat

Bledi Kateshi,              27 vjeç, largoi Gushollin nga vendi i ngjarjes

Erlind Kateshi,            42 vjeç, largoi Gushollin nga vendi i ngjarjes

Të ngjashme