Detajet/ Të shtënat me armë te mbikalimi i Rinasit, zbulohen identiteti i autorit dhe i të plagosurit. Si ndodhi ngjarja  

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pranë mbikalimit të Rinasit. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur në këmbë.  

Nga të dhënat paraprake mësohet se autori është larguar nga vendngjarja. Gjithashtu bëhet me dije se 22-vjeçari Grisjan Latifaj ka plagosur me armë zjarri në këmbë 25-vjeçarin Fabjo Arifaj, pas një konflikti për motive të dobëta. 

Vorë/Informacion paraprak 

Rreth orës 13:50, tek mbikalimi i Domjes, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi F. A., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën si dhe është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi G. L., rreth 22 vjeç, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. 

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje/dalje të kryeqytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ve. 

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *