Deputeti uron kolegët për festa me foton e Enver Hoxhës, alarmohen ata që e bënë Shqipërinë lule këto 30 vjet!

Një skandal i madh eshte denoncuar sot në Parlamentin shqiptar, një institucion që gëzon respektin dhe mbështetjen maksimale të popullit shqiptar për nivelin e spikatur intelektual, seriozitetin në hartimin dhe kontrollin e ligjeve, integritetin dhe pavarësinë e atyre që janë brenda, etikën e nalt në debate, etj etj.
Po çfarë ka ndodhur?
Në grupin e numrave telefonikë të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, deputeti i qarkut të Fierit, Bujar Çela ka bërë një të pabërë. Ai i ka uruar kolegët e tij për festën e 109-vjetorit të Pavarësisë me një flamur dhe një foto të Enver Hoxhës në cep (!!)
Kjo i ka skandalizuar shumë ligjvënësit që e kanë bërë Shqipërinë lule këto 30 vjet dhe i janë kthyer ashpër kolegut të tyre që ka guxuar e ka kryer një lemeri të tillë.
Masanaj, po këta burra të zotë e të nderçëm e kanë shpërndarë foton e mesazhit dhe përgjigjet e tyre historike nëpër portale “antikomuniste” nga ato që paguhen me paratë e pastra të gërdecve.
Edhe këto të fundit kanë shprehur revoltë të fortë, se si paska ndodhur kjo gjëmë në Shqipërinë tonë zonjë që e ka lënë pas të kaluarën, pasi sot i ka edhe rendin, edhe sigurinë, edhe mbrotjen, edhe arsimin, edhe shëndetësinë, shumë më të mira se në kohën e atij kriminelit në foto, kurse vrasjet, vetëvrasjet, vdekjet, dhuna, droga, korrupsioni që në atë kohë gëlonin, sot janë zhdukur fare!
Më poshtë, disa nga mesazhet në grup, të burrave të Parlamentit tënë, pjesë e kësaj kllase pordhitike që e ka bërë të mundur këtë mbrekudhi dhe që e ka renditur sot Shqipërinë me zhvillim e mbrothësi në krie të rajonit dhe të vendeve ish-komuniste:
Enkelejd Alibeaj: Është turp i madh dhe pashpirtësi njerëzore, ky akt i mësipërm. Të postosh foton e diktatorit siç ka bërë deputeti faqezi me nr. cel. Tregon fytyrën e vërtetë të nostalgjikëve të komunizimit pavarësisht ngjyrave të sotme! O deputet faqezi, kushdoqofsh ti hiqe këtë foto. Turp, turp, turp!
Dhurata Çupi: Turp është. Nëse s’ke dëshirë që të urosh në mënyrë qytetare dhe të pranueshme, hesht. Ky është veprim i papranueshëm.
Bujar Çela: Rrituni për Shqipërinë që duam!
Enkelejd Alibeaj: Shqipëria që do ti dhe padronët e tu qenka krimi dhe gjaku i pafajshëm i shqiptarëve. Turpi dhe mallkimi i shqiptarëve të ndershëm rëntë mbi ty dhe farën tuaj të keqe!
Isuf Çela: I nderuar koleg kushdo që të jeni ju e para nuk është korrete të dërgosh në grupin e një nga komisioneve më të rëndësishme të Parlamentit një urim me atë foto të ish-diktatorit në sfond me aq më tepër përgjigja ironike: Rrituni për Shqipërinë që duam!
Lindita Metalia: Anti-njerëzore, anti-kombëtare dhe një turp i madh akti i mësipërm! Të jesh njerëzor dhe përfaqësues i qytetarëve kërkon qytetari, vlera dhe dinjitet! Kur nuk i ke asnjerën është fatkeqësi!
Bujar Çela: Bëhu njeri dhe jeto kohën!
Edhe DITA shpreh gjithashtu revoltën për këtë skandal të pashoq dhe i bën thirrje atij të madhit fare (që shqonjet për sensibillitet të lartë në këtë lëmë), të marrë menjëherë masa për këtë palaçon e Fierit që ka lënduar rëndë ndjenjat e popullit shqiptar dhe përfaqësonjësve më të denjë të tij.
Masat të jenë të forta dhe të menjëhershme sa pa bërë edhe deputet Enkeledua me shokë e me shoqe, ndonjë thagmë nga zemërimi i papërmbajtshmë dhe plotësisht i drejtë!
Me respekt të pamatshur për ata që kanë 30 vite që me vepërat e tire ia kanë treguar përditë vendin kriminelit Enver, duke e çuar vendin në majat që është sot.