01/02/2023

Kryeministri Edi Rama ka folur për herë të parë lidhur me dënimin e ish ministrit të tij të Brendshëm Saimir Tahiri, ku tha se nuk komenton vendimet e gjykatës.

“Unë nuk komentoj vendimet e gjykatave, unë e kam ditur mirë çfarë kam bërë kur kam udhëhequr reformën në drejtësisë  dhe 100 herë të kthehesha mbrapsht prapë të njëjtën gjë do bëja, Nuk do doja të shfokusoheshim nga çështja e Ukrainës”, tha Rama.

Saimir Tahihi u dënua dje me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre.