• 31/03/2023

Demokratët zgjedhin përmes primareve, cilët janë kandidatët e Berishës për 6 bashkitë

 Demokratët zgjedhin përmes primareve, cilët janë kandidatët e Berishës për 6 bashkitë

Rreth 14 mijë anëtarë të Partisë Demokratike u thirrën për të votuar përmes primareve kandidatin që do t’i përfaqësojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit për kryetar Bashkie në Shkodër, Durrës, Vorë, Dibër, Lushnjë e Rrogozhinë.

Votimi për kandidatët që më herët kaluan filtrin e Komisionit të Rithemelimit nisi në orën 08:00 të mëngjesit për t’u mbyllur në orën 17:00 të pasdites, ndërsa në Shkodër ai ka shkuar mbi 2 orë përtej afatit për shkak të fluksit të votuesve.

Në përfundim të procesit u shpall fitues Bardh Spahia me një rezultat të thellë me ndjekësit e tij.

Një tjetër bashki e rëndësishme ku do ketë zgjedhje në 6 Mars është Durrësi, ku në garë do të jetë urbanisti Ardian Muka.

Në Dibër fitues rezultoi Përparim Kryemadhi me 424 vota. Ai premtoi të jetë një përfaqësues i të gjithë qytetarëve.

Ndërsa në Vorë fitoi Lulzim Vrana me 277 vota.

Garën për Bashkinë e Lushnjes e fitoi Elton Bano.

Në Bashkinë e Rrogozhinës u shpall fitues Hekuran Xhani me 221 vota, i ndjekur nga Sokol Gosa me 70 vota.

Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike tha se pjesëmarrja në këto primare ishte më e lartë edhe se referendumi i zhvilluar në 18 Dhjetor.

Të ngjashme