“Delja e zezë”/ Shitet në ankand më çmimin marramendës trikoja e famshme e princeshës Diana

 “Delja e zezë”/ Shitet në ankand më çmimin marramendës trikoja e famshme e princeshës Diana

BRITANI E MADHE

Trikoja ikonike e “deles së zezë” e Princeshës Diana është shitur në ankand për rreth 1,5 milionë dollarë, më saktë 1 milion e 143 mijë dollarë.

Kjo triko e veçantë u vesh për herë të parë nga Lady D në një ndeshje polo në periudhën kur ishte e fejuar me princ Charls , në qershor të vitit 1981.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...

Historia e saj, në fakt, nuk përfundon këtu dhe është me interes të madh. Disa javë pasi princesha veshi trikon, krijuesit e saj morën një letër zyrtare nga Pallati Buckingham ku thuhej se Diana e kishte prishur “trikon e saj shumë të dashur të deleve” dhe duhej të riparohej ose të zëvendësohej. Dyshja thuri një të re për princeshën e ndjerë dhe origjinali kishte munguar prej dekadash.

Marsin e kaluar, dyshja po kërkonin një model të vjetër në një papafingo dhe zbuluan trikon origjinale të Dianës në një kuti të vogël.

E fshehur pranë një mbulese pambuku ishte pulovra origjinale e Dianës me dele, e kuqe, e vitit 1981”, thanë dizenjatorët. “Tani, gati katër dekada më vonë, kjo triko veçantë është gati të hyjë në duart e një koleksionisti me fat”, shtuan ata.

Në fakt, ajo pritej të shitej nga 50,000 deri në 80,000 dollarë në ankand, por çmimi përfundimtar kaloi çdo parashikim.

tiranaweb.al


Të ngjashme