12.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Delegatët e Kuvendit të Berishës e shkarkojnë Lulzim Bashën me 4446 vota

Delegatët e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike kanë vendosur shkarkimin kryetarin Lulzim Basha. Pas procesit të votimit të fshehtë rezultoi se 4446 delegatë votuan pro shkarkimit të Bashës. Belind Këlliçi tha se nga 4934 delegatë të pranishëm votuan gjithsej 4491 delegatë, prej të cilëve 36 votuan kundër shkarkimit.

“Delegatë prezentë në momentin e çeljes së votimit kanë qenë 4934. Pjesëmarrës në votim nga këta 4491 delegatëNga këto 4491 delegatë, pro shkarkimit kanë votuar 4446 delegatë. Kundër kanë votuar 36 delegatë dhe 9 delegatë e kanë nxjerrë fletën e pavlefshme”, tha Këlliçi.

Delegatët vendosën që të votojnë me votim të fshehtë shkarkimin e Bashës për thyerje të rënda të statutit të PD për marrje të kompetencave.

Ky vendim tashmë pritet që të ratifikohet me një referendum më datën 18 Dhjetor në të gjitha degët e PD. Delegatët votuan po ashtu për shkarkimin e nënkryetarëve të PD-së, Sekretarit të Përgjithshëm dhe Kryesisë së Partisë.

Po ashtu u vendos krijimi i një komisioni të përkohshëm për rithemelimin që do të përbëhet nga 29 anëtarë. Ky komision do të ketë kompetenca deri në Kuvendin e 22 Marsit që do të votojë rishikimin e statutit dhe zgjedhjen e organeve të reja të Partisë Demokratike.

Ndërkohë, Lulzim Basha ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike. Mbledhja pritet që të mbahet në orën 18:00.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com