26/01/2023

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuça, deklaroi dje në një emision se vdekja e turistëve rusë mund të jetë kryer nga agjenturat.

“Një pjesëtar i medias së kronikës ka folur për një informacion jo zyrtar, që 60 vjeçari ka qenë gjeneral. Mua sot më kanë kontaktuar dy gazetare ruse dhe deri diku donin të më intimidonin ku e ke marrë informacionin që ai ka qenë ushtarak.

Nuk e mohonin që ka qenë ushtarak. I thashë zonjë e nderuar, unë jam profesor, edukoj popullin, edukoj rininë. Kërkonin llogari ‘ç’punë keni ju që prishni imazhin e shtetit tonë me një vrasje që mund të jetë aksidentale’.

Unë i thashë detyra ime është të ndriçoj studentët e mi mbi çdo lloj niveli vrasje që ka ndodhur”, tha Karamuca.