Deklarata e fortë e Bashës: SHBA kërkoi në mënyrë ultimative distancimin nga Berisha ose…

Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar mbrëmjën e sotme se zyrtarë të lartë amerikanë erdhën në Tiranë dhe i kërkuan në mënyrë ultimative distancimin e PD-së nga Sali Berisha, por edhe përjashtimin e tij nga Kuvendi.
“Unë nuk e komentoj vendimin e SHBA. Ka më shumë se tre akuza, pas shpalljes non-grata ka patur qëndrime zyrtare të zyrtarëve të lartë amerikanë që kanë ardhur në Tiranë dhe kanë kërkuar distancimin e plotë të PD nga Sali Berisha.
Gjuha ka qenë e ashpër për pasojat nga mosdistancimi. Barra e kryetarit të PD ishte vendosja e një peshore e interesit të Berishës dhe interesit të PD.
Kësaj radhe bëhej fjalë për interesin ekzistencial të PD përballë interesit të PD. PD-së iu kërkua në mënyrë ultimative distancimi ose do të izolohej.
Një ultimatum për distancimin total nga Berisha u kthye në një pezullim nga grupi parlamentar. SHBA kërkoi edhe përjashtimin nga Kuvendi të tij”, tha Basha në Open.