Teksa të gjithë menduam se Ilir Meta ‘u shërua’ pas pushimeve që i zgjatën nga 25 Prilli gjer në tetor, duket se nuk paska qenë kështu.
Me një postim në rrjetet sociale, ai që duhet të ishte Kreu i Shtetit dhe të ruante staturën që i ka dhënë Republika, i është rikthyer postimeve qesharake.
Nuk është aspak shaka, teksa Ilir Meta sot është ankuar publikisht për një njeri-meme të njohur për fjalorin e pistë dhe shpërthimet pa takt nëpër rrjete sociale.
Shkurt, Ilir Meta thotë se Policia i ka marrë adashin në pyetje. Por se për çfarë, Presidenti bën thirrje që ta ndjekim sonte në intervistë. Jo presidentin, por adashin e tij!