5.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Dega e PD në Elbasan publikon emrat: Nga 409 delegatë, 272 janë pro Berishës

Dega e Partisë Demokratike të Elbasanit ka numëruar një më një të gjithë emrat e personave që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Bledi Himçi, sekretari i degës së PD-së në Elbasan ka bërë me dije se kanë firmosur 272 persona, gjithsej 67%  e antarësisë. Pasi u ka lexuar emrat jashtë selisë së PD-së, ai ka theksuar edhe njëherë para mediave për qëllim transparence dhe me vullnetin e plotë të tyre.

Të gjitha kanë firmosur me bindje të plotë për të ndryshuar rrjedhën e Partisë Demokratike 272 nga 409, 67% e delegatëve të Elbasanit do të jenë në Kuvendin e PD-së në datën 11 dhjetor. Kanë firmosur në vullnet të plotë. Unë do të lexoj të gjithë emrat e të gjithëve delegatëve që do të jenë pjesë e Kuvendin e datës 11. Kanë firmosur me bindje të plotë pa ndikime. Është turp që të bëhet pis proocesi, me demokratiku në Elbasan. Janë kërcënuar për të firmosur? Kanë votuar për të nxjerrë deputet zotin Bardhi. Janë përplasur për të nxjerrë dhe numëruar votat. Nuk kam pasur takime me Bardhin. Ftoj çdo deputet që me votat e anëtarësisë të respektojnë vullnetin e anëtarëve të PD. Shumica janë për datën 11,”- tha Bledi Himçi.

Ç’po ndodh brenda Partisë Demokratike?

Historia fillon në 9 shtator kur Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, tashmë “non grata” nga Amerika nga grupi parlamentar. Pas vendimit të Bashës, Berisha iu rikthye aktivitetit të tij politik, duke nisur takimet me bazën që i quajti “Foltore”. Deri në 10 nëntor pretendonin se kishin mbledhur 4200 firma delegatësh për të mbledhur Kuvendin e jashtëzakoshëm kundër Bashës në 11 dhjetor. Kryetari i PD iu përgjigj me një datë tjetër për mbledhjen e Kuvendit në 18 tetor.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com