27/01/2023

Julian Deda ka shkruar sot se disa persona prane Bashes po i bejne presion demokrateve ne emer te tij. Aktori prane PD-se shton se Berisha i ka mbledhur tashme firmat per Kuvend.

Demokratet prane Bashes, Deda i quan rrembythje.

Por nje komentues ia ben te qarte aktorit demokrat se “Doktori mund te mbledhe edhe 120% te firmave te demokrateve, por shqipetaret nuk jane vetem demokratet”.

Per me teper debati ne Facebook:

Nga Julian Deda

Flitet se disa rrembythje rreth e rrotull Lulit po i bejne presion demokrateve ne emer te tij. U thone te mos firmosin formularin duke i kercenuar se do t’i padisin si anti-amerikane.
E para, firmat jane mbledhur tashme dhe jane jashtezakonisht shume (kush do ti bashkohet firmetareve te tjere, bujrum), prandaj mos e ja nxini akoma me shume fytyren kryetarit tuaj ne keto dite te fundit te qendrimit te tij me vule ne dore.
E dyta, kujdes kur i kercenoni se ata do ju mbajne mend mire.
E treta, e vetmja menyre per ta shpetuar PD-ne eshte foltorja e Doktorit me demokratet, vetem aty nuk te perjashton njeri. Vetem aty mund te thuash çfare te duash, si te duash dhe kur te duash. Aty jane 95% e demokrateve, (5%-shi do i bashkohet pas ikjes se LB) te bashkuar dhe te lire. Nepermjet asaj foltore do ja dalim te rikthejme institucionin e votes. Foltorja po e fut Partine Demokratike edhe njehere ne histori, tamam aty ku e meriton.
P.s. Edhe diçka te fundit. Nese ju vijne kercenime te tilla ne inbox apo me sms, mi dergoni se do ti bej publike me emer e me mbiemer….!

***

Replika nga Rematlen Bollobani

As ti as doktori e as kush nuk mund ta perdore PD si mjet per te arritur nje qellim personal. Te gjithe e kuptojne qe doktori juaj kerkon ta perdore PD per te patur fuqi negociuese me SHBA, te cilat me te drejte apo pa te drejte ia kane vene vulen si te korruptuar, dhe nuk ia heq kete vule asnje ofiq qe mund te zaptoje doktori juaj. Doktori mund te mbledhe edhe 120% te firmave te demokrateve, por shqipetaret nuk jane vetem demokratet dhe e pate qe ne 2013 e perzune me aq vota kunder sa askush tjeter. Ju qejfmbeturit e Lulit jeni shume, por jo aq sa te beni shumicen e shqiptareve. Sa per ato 95%, mbase e keni marre so trashegimi nga Partia e Punes qe te fitoni edhe me 99.9%