8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

Çupi: Takimet e Berishës, të tmerrshme! Mbështetësit thërrasin “unë vras”

Ish-kryeministri Berisha ka ‘vdekur’ si faktor politik sipas analistit Frrok Çupi.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Çupi shtoi se fakti që nevojitej një fuqi aq e madhe si SHBA për ta goditur Berishën, kjo tregon se kemi të bëjmë me një uzurpator të pushteteve.

“Për Sali Berishën nuk flitet më. Sali Berisha si faktor politik, ka vdekur. Nuk ekziston! Është i goditur nga SHBA-të me akuza madhore. Është i goditur nga publiku shqiptar që ky njeri duhet të goditet nga një fuqi shumë e madhe, se shqiptarët nuk ishin në gjendje ta godisnin Sali Berishën. Kjo tregon se kemi të bëjmë me një uzurpator të pushteteve.”

Takimet e fundit të ish-liderit të PD-së në të ashtuquajturën ‘Foltorja’, analisti i ka konsideruar si të tmerrshme. Sipas tij, edhe mbështetësit që brohorasin pas tij thërrasin ‘Unë vras!’

“Në tre takime, në dy prej tyre është thënë se ‘unë vras’… ‘vras veten’ tha njëri sot në Shkodër… Po ju them që kjo është kategoria që i shkon pas. Po të mos ketë ato Berisha, nuk del nëpër marshime. Nuk kemi pse çuditemi. 30 vjet të sundosh një vend, me të gjitha mjetet, me korrupsion e me vjedhje me të gjitha gjërat e të mos kesh aq njerëz të mbushësh një sallë, kjo do të thotë pastaj që ky nuk ishte i dhunshëm. Se një njeri që nuk është i dhunshëm në pushtet, pasi largohet nuk ka asnjë njeri me vete përveçse shokun e tij. Berisha prodhon ata dhe ata prodhojnë Berishën. Por kjo nuk do të thotë se Berisha mori Partinë Demokratike. PD, megjithëse është në krizën më të rëndë të jetës së vet, është një parti që në anëtarësinë e vet mendohet se duhet bërë mirë për Shqipërinë.”

Pas shpalljes ‘Non-Grata’ nga DASH dhe përjashtimi nga grupi Parlamentar i PD-së, ajo çka e pret liderin historik duket se do të jetë hetimi nga SPAK. Lidhur me këtë, Çupi deklaron se as ai vetë nuk e di se çfaër e pret mëngjesin tjetër.

“Ai nuk di se si është mëngjesi nesër për të. Do trokasë SPAK-u në derën e tij, apo nuk do trokasë? Kjo lëvizje ka efekt qesharak.”

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com