Çupi: Berisha ka frikë ta marrë PD-në sepse Basha ia di krimet, nga vrasja e Trebickës te 21 Janari

 Çupi: Berisha ka frikë ta marrë PD-në sepse Basha ia di krimet, nga vrasja e Trebickës te 21 Janari

Analisti Frrok Çupi ka komentuar situatën brenda Partisë Demokratike e veçanërisht përplasjen mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, si dhe rolin e presidentit Ilir Meta në këtë debat dhe jo vetëm.

Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, analisti Çupi u shpreh se skena me thyerjen e derës në PD ishte e shëmtuar, ndërsa theksoi se Berisha në raport me Bashën po tregon inferioritetin e tij dhe se përdorimi i dhunë e dëshmon këtë gjë.

Sipas tij, ngjarje të bujshme të ndodhur gjatë qeverisë “Berisha” në vitit 2005-2009 si “21 Janari”, Gërdeci dhe vrasja e Trebickës po mbajnë ish-kryeministrin Berisha larg Partisë Demokratike, pasi sipas tij, zoti Basha di gjithçka mbi autorët dhe nëse ai flet, fundoset ish-kreu i PD.

Madje Çupi shtoi se Basha është vonuar shumë që të denoncojë krimin që ka parë brenda familjes së Berishës, ndërkohë që ka treguar arsyet se përse presidenti Meta ka rënë në heshtje, ndonëse ky i fundit para pak ditësh sulmoi fort qeverinë dhe Bashën.

Të ngjashme