Çudit Ylli Rakipi: Nëse Berisha ka 5 vota të falsifikuara, ta shpallim ‘non grata’ edhe në Shqipëri

 Çudit Ylli Rakipi: Nëse Berisha ka 5 vota të falsifikuara, ta shpallim ‘non grata’ edhe në Shqipëri

4200 firmat e delegatëve të PD dhe mbyllja e formularëve në kasafortën e Edi Palokës për të ruajtur anonimatin e tyre është debati më i fundit.

Drejtuesit e Partisë Demokratike thonë se nuk janë plotësuar ¼ e votave për të mbledhur Kuvendin e PD dhe formularët duhet të verifikohen.

Gazetari dhe analisti Ylli Rakipi, i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, tha se nëse 5 firma dalin të falsifikuara, atëherë Sali Berisha do të duhet të shpallet “non grata” edhe në Shqipëri.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...

Nëse Kuvendi mblidhet, dhe nëse Sali Berisha ka edhe 5 vota të falsifikuara, Sali Berisha duhet të shpallet non grata edhe në Shqipëri. Një njeri i rëndësishëm i PD më dërgoi kush janë delegatët. Ata janë njerëz publikë shumë të njohur dhe nesër nëse lista e tyre kompromentohet qoftë dhe me 5 emra, Sali Berisha pastaj është njeri që ka probleme të rëndësishme psikike në qoftë se ka probleme të tilla. Nëse dalin 5 veta, atëherë Gazment Bardhi është në të drejtën e Zotit bashkë me Lulzim Bashën dhe mbyllet ky proces”, u shpreh Ylli Rakipi.

Të ngjashme