• 27/03/2023

Covid i merr jetën 54 vjeçarit në Tiranë, shtohen shtrimet në spital

 Covid i merr jetën 54 vjeçarit në Tiranë, shtohen shtrimet në spital

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 24 orët e fundit janë kryer 4,935 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 397 qytetarë.

Infektimet e reja u gjetën në këto bashki: 146 raste në Tiranë, 28 raste në Durrës, Vlorë, 24 raste në Shkodër, 18 raste në Kavajë, 17 raste në Fier, 15 raste në Elbasan, 13 raste në Sarandë, 12 raste në Malësinë e Madhe, Berat, 11 raste në Lushnje, 10 raste në Lezhë, 9 raste në Vaun e Dejës, 6 raste  në Gjirokastër.

Gjithashtu u gjetën edhe nga 5 raste në Has, Rrogozhinë, 4 raste në Kurbin, Krujë, 2 raste në Kamëz, Dibër, Mat, Roskovec, Patos, Mallakastër, Korçë, Kuçovë, Konispol, 1 rast në Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës, Vorë, Selenicë, Himarë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Kolonjë, Gramsh, Prrenjas.

Aktualisht janë 2,810 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 46 pacientë duke pësuar shtim të ndjeshëm të shtrimeve. Mësohet se një pjesë e tyre janë në moshën midis 30 deri 50 vjeç, kurse pjesa më e madhe, mbi 60 vjeç. Të paktën 5 vetë janë nën terapi intensive. Thuajse të gjithë janë duke u trajtuar me oksigjen. Nuk raportohet për persona në ventilator, megjithatë vdekjet po bëhen sërish të përditshme.

Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një qytetar 54 vjeç nga Tirana.

Janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,673 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         397

Të shëruar në 24 orë       39

Të shtruar në spitale       46

Humbje jete në 24 orë     1

Testime ditore                 4,935

Testime totale             957,801

Raste pozitive             135,947

Raste të shëruara       130,673

Raste Aktive                    2,810

Humbje jete                     2,464

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             1067

Shkodër          388

Fier                  286

Vlorë               272

Elbasan           177

Lezhë              151

Durrës             163

Berat               84

Gjirokastër       82

Korçë               53

Kukës              53

Dibër                 34

Të ngjashme