8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

Çmenduri në Fier, i riu me makinë luksoze kapet duke lëvizur me 208 km/h

Kontrollet me kontrollet intensive me radar në Bypass-in e Fierit kanë kapur një 21-vjeçar duke lëvizur me një shpejtësi 208 km/h.

Policia në një njoftim për mediat bën me dije se i riu me iniciale H.M. banues në Kamës ishte duke lëvizur me një makinë luksoze, tip “Audi”.

Po ashtu ai kishte dhe 6 masa administrative të papaguara dhe xhamin e parë e kishte errësuar pa lejen përkatëse.

21-vjeçarit iu bllokua leja e drejtimit për 6 muaj si edhe u vendos gjoba 80.000 Lekë të rinj, për tejkalim të normave të shpejtësisë, mungesë siguracioni, xhamin e parë të veshur me qeskë të zezë, qarkullim pa patentë me vete si dhe rezulton debitor me 6 masa administrative pa paguar.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com