4.5 C
Tirana
Thursday, 28 October, 2021

Çim Peka: Ambasada amerikane po e shntazhon Bashën me një dosje, ka 5 vjet që është “non grata” në SHBA

Çim Peka, thotë se Ambasada amerikane po e shantazhon Lulzim Bashën me dosje.

Sipas tij, ai është shpallur “non grata” nga SHBA prej 5 vitesh, por për momentin Ambasada nuk do e publikojë vendimin, pasi Basha u bind dhe përjashtoi Berishën nga PD.

“Basha po shantazhohet, se me çfarë po shantazhohet, këtë nuk e di. Ai e ka të qartë se e ka ndarë PD-në.

Lulzim Basha ka pesë vjet që është non-grata. Ka pesë vjet që nuk shkel në SHBA.

Basha nuk kishte leje që të mos jepte dorëheqjen. Ai ishte i kapur. Si dhe pse, këtë e di zoti Basha.

Një gjë është e sigurt, Basha është peng.

Sot problemi nuk është më Edi Rama. Ai ka bërë zgjidhjen më të shkurtër, ka kapur dhe ka blerë kreun e opozitën.

Basha nga dje e mbrapa do bëjë çfarë t’i thotë Rama. Kurse Rama do bëjë çfarë t’i thotë Rruga e Elbasanit.

Nga sot ne nuk kemi opozitë,” tha Peka.

“Basha ka shpëtuar veten përkohësisht nga publikimi i dosjes dhe shpalljes non-grata,” tha Peka.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com