Çfarë ndodhi mes Justin Timberlake dhe Megan Thee Stallion në prapaskenën e MTV

 Çfarë ndodhi mes Justin Timberlake dhe Megan Thee Stallion në prapaskenën e MTV

Justin Timberlake u përfol për një zënkë me Megan Thee Stallion mbrëmjen e kaluar në MTV Video Music Awards 2023.

Spekulimet se Timberlake u grind me reperen nisën kur të dy u shfaqën në një transmetim të drejtpërdrejtë në prapaskenë duke shkëmbyer fjalë. Në pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, Megan shihet duke rregulluar flokët në një dhomë të mbushur me njerëz, ndërsa Justin u përkul dhe e ndërpreu. Më pas, Justin u shfaq duke i thënë diçka Megan, duke e shtyrë atë t’i bërtiste këngëtarit ndërsa lëvizte gishtin.

Pra, çfarë ndodhi në të vërtetë? Siç duket, shumë fansa e lexuan gabim gjuhën e trupit të Justin dhe Megan.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...

“Ai tha: “Më bëhet qejfi që të njoh,” tha një dëshmitar okular për Variety, “dhe ajo tha, “Jo, jo kjo nuk vlen, kjo nuk llogaritet. Duhet të takohemi siç duhet.”

Një tjetër burim i tha gjithashtu Entertainment Tonight se Megan “e do Justin” dhe është një fanse e madhe e tij.

“Ishte takimi i tyre i parë,” tha burimi i brendshëm, “dhe ajo ishte e emocionuar.”

Megan hyri në VMA me tre nominime. Në shfaqje, ajo dhe Cardi B performuan këngën e tyre të sapo publikuar “Bongos”. Ndërkohë, Justin mori pjesë në ceremoni si prezantues, së bashku me shokët e grupit *NSYNC, JC Chasez, Lance Bass, Joey Fatone dhe Chris Kirkpatrick. Ribashkimi i grupit shënoi herën e parë në 10 vjet që ata u shfaqën në skenë së bashku.

tiranaweb.al


Të ngjashme