26/01/2023

Tiri Gjoci ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të komenteve që ka bërë për mikun e tij, Donald Veshaj dhe miken, Beatrix Ramosaj.

Së fundmi, këngëtari i njohur ka thënë se ekziston mundësia që të sjellin një bashkëpunim muzikor me Trixen, përfshirë edhe binjakët Veshaj.

I pyetur në një nëse ka në plan të ketë një bashkëpunim për ndonjë projekt muzikor me këngëtaren, Tiri u shpreh se është i hapur për çfarëdolloj projekti me të, duke mos përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi edhe me vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj.

“Pse jo, nuk është se e kam menduar po do të isha i hapur për çfarëdolloj bashkëpunimi, jo vetëm me Triksën por edhe fundja edhe me vëllezërit (Veshaj). Kështu që nuk ka asnjë lloj problemi”, tha ai për “N’Zoom.”

Këngëtari i njohur foli edhe për marrëdhënien e dyshes, duke shtuar se nuk i takon të përfshihet për atë që Beatrix dhe Donaldi përjetuan.

“Vëllezërit janë shokët e mi, miqtë e mi, ashtu si edhe Triksa. Dhe çfarë ka ndodhur mes tyre, ka ndodhur mes tyre dhe nuk më takon të përfshihem te kjo gjëja. Mund të kem bërë disa komente rreth Big-ut që njerëzit kanë gjetur shkak që të kapen me këtë gjë, por… kaq domethënë”, tregoi Tiri.