Çfarë i tha Fifi Donaldit në vesh kur hyri në shtëpinë e BBVip? Banorët: U duk që favorizoi…

U duk një entuziasëm momental hyrja e Fifit në shtëpinë e BBVip 3 ditë më parë sa për të takuar banorët.
Megjithatë ato pak sekonda, u kthyen në një debat të madh mes banorëve në shtëpi, por edhe në mbrëmjen e sotme LIVE.
Ata kanë thënë se Fifi, duke qenë se është më e afërt me Monikën, nuk duhet të mbështeste Donaldin, një banor që e ka pasur më larg gjatë qëndrimit në shtëpinë.
Banorët kanë pretenduar më tej se këngëtarja i ka dhënë informacione nga jashtë aktorit.
Iliri: Fifi nuk duhet ta kishte bërë këtë gjë. Unë mendoj se e ka bërë sepse do ta fitojë Donaldi. Ndoshta nuk sheh Monikën të fortë dhe thotë që do ta fitojë Donaldi.
Arjola: Unë s’kam pasur pritshmëri. Por kur Donaldit ia thotë të tretën herë këtë gjë i bie se e gjitha ka qenë për sy dhe faqe.
Donaldi: Nuk e kuptoj se çfarë i shqetëson kaq shumë banorët. Ajo vajza mua më ka kuptuar shumë mirë. Unë të kam toleruar në shumë situata.
Arjola: Shyqyr që ra rasti dhe e hape. Unë s’jam njeriu që konfliktohem.
Donaldi: Unë s’do të perceptoja kurrë një Sabian që vjen këtu brenda dhe mban anën e një banori tjetër.