26/01/2023

Aktori i dashur për publikun, Ermal Mamaqi, ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku foli mbi trajnimet dhe librin që po shkruan së fundmi.

Gjatë bisedës me moderatoret, Armina Mevlani e pyeti Ermalin se çfarë do t’i këshillonte Donald Veshajt?

Mamaqi u tregua i kujdesshëm me përgjigjet, pasi nuk dëshironte që të ngatërrohej me këto gjëra në televizion.

Ai tha se do i sugjeronte të stabilizohej me ndjenjat ndërsa Bora Zemanit ai tha se i këshillon ti kushtojë pak më shumë kohë qetësisë fizike pasi lodhet shumë çdo ditë në punë.

Biseda në studio:

Armina: Çfarë do i këshilloje Amarda Toskës?

Ermal: Të flejë pak më shumë e ta qetësojë trupin e saj. Unë jam aty kur ajo fle. Do ti këshilloja që të kushtonte më shumë vëmendje te burri e më pak te kalamajt.

Armina: Çfarë do i këshilloje Donald Veshajt?

Ermal: Të organizohet me shpejtësi dhe të stabilizohet me ndjenjat.

Armina: Çfarë do i këshilloje Bora Zemanit?

Ermal: Nuk do të ngatërrohem më me këto gjëra në televizion, do i këshilloja ti kushtonte më shumë kohë qetësisë fizike se punon non-stop çdo ditë.