• 31/03/2023

Cënuan sigurinë! Kosova dëbon dy zyrtarët rusë, njërin e largoi Shqipëria në janar

 Cënuan sigurinë! Kosova dëbon dy zyrtarët rusë, njërin e largoi Shqipëria në janar

Dy zyrtarë rusë janë shpallur “non grata” nga Republika e Kosovës. Propozimin e bërë nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI), ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e ka firmosur dukë vënë në dijeni edhe institucionet e tjera.

Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev janë dy personat që janë identifikuar nga lupa e institucioneve të Kosovës se veprimtaria e tyre është cënuese për sigurinë kombëtare. Por nuk bëhen me dije detaje të tjera lidhur me veprimtarinë e tyre në Prishtinë, për t’u cilësuar si e tillë. Ndërkohë ambasada ruse në Kosovës pretendon se vendimi për ta nuk ka asnjë efekt juridik pasi Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Njëri prej rusëve nuk është i panjohur për publikun. Bëhet fjalë për pikërisht Alexey Kryvosheev, i cili në janar të këtij viti u shpall person i padëshirueshëm edhe nga qeveria shqiptare. Kjo pasi, rezultoi se ai vazhdimisht i kishte thyer masat e vendosura për të mbajtur nën kontroll pandeminë e koronavirusit.

Të ngjashme