Çekaj: Po të isha kriminel, do të isha duke pirë kafe në Kosta Rika

 Çekaj: Po të isha kriminel, do të isha duke pirë kafe në Kosta Rika

Arbër Çekaj ka dalë ditën e sotme para trupit gjykues, ku ka mohuar të ketë tentuar arratisjen nga burgu 313, duke bërë fajtor Fatmir Pjetrin.

Ai hedh poshtë akuzat duke u shprehur se nuk është kriminel dhe se po të ishte, në këto momente do të ishte në Kosta Rika ose Dubai.

“Arbri nuk ka goditur asnjë polic, i ndikuar nga gjendja psikologjike për shkak të burgosjes së babait, ai vetëm ka ndjekur në mënyrë instiktive Fatmir Pjetrin kur e ka parë duke u larguar. Nuk ka qenë meritë e policisë ndalimi i tyre, por vetë Arbri ka menduar dhe është kthjelluar, se kjo nuk është zgjidhje. Ai nuk është kriminel dhe respekton ligjet e shtetit, në të kundërt tani do të ishte larguar në Dubai apo ndonjë shtet tjetër. në qoftë se do ishte kriminel , ai do ishte duke pirë kafe në Kosta Rika. Ai gjithashtu pohon se ka segmente të caktuara të shtetit po punojnë kundër familjes Çekaj. Ai është thjesht viktime, plani ishte i Fatmir Pjetrit, fakt që ai e ka pohuar vetë. Ai ka qenë me kafe në dorë kur e ka parë të largohet, e ka ndjekur pa e ditur se ku do të shkonte”, shkruhet në deklaratën e Arbër Çekajt.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...

Të ngjashme