08/02/2023

KLODIAN ÇALAMËNI

Vazhdojnë detajet tronditëse rreth monstrës së Fierit.

Dalin detaje të reja tronditëse nga vrasja makabër në Fier ku Klodian Çalamëni është komshi me viktimën, fëmijën 8-vjeç që rrëmbeu dhe e mori peng.

Nga dëshmitë e para mësohet se pikënisja e hetimeve për të kryer kontrolle në banesën e Klodian Çalamënit erdhi për faktin se pranë banesës së tij u gjend biçikleta e 8-vjeçarit me të cilën fëmija po bënte xhiro, por edhe e shkuara e 38-vjeçarit i cili ishte i skeduar nga drejtësia për një tjetër pengmarrje disa vite më parë. Sipas dëshmive, Klodian Çalamani e ka qëlluar me lopatë fëmijën kur ai po lozte me biçikletë në shtëpinë e tij. Më pas e ka varrosur duke e mbuluar me baltë.

Monstra është arrestuar nga policia, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes së rëndë. “E mora në shtëpi. E vrava dhe e groposa me baltë në oborr”. Ky ka qenë rrëfimi makabër i autorit të dyshuar. Ai do ti nënshtrophet ekzaminimit psikik, ndërsa familjarët dhe fqinjët kërkojnë që të varet, vritet apo digjet me zjarr.