Burgu në Greqi, kreu i KQZ publikon “listën e zezë”: Përfundon në Prokurori kandidati i Berishës e Metës për Devollin

Teksa jemi 5 ditë larg zgjedhjeve vendore, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka bërë me dije listën e personave që rezultojnë me probleme me drejtësinë.
Kryefjalë e kësaj liste mbetet kandiadati për Bashkinë Devoll Elvis Hajdërlli i cili në të shkuarën ka vuajtur dënimin me burg në Selanik si falsifikator dhe për shkak të veprave të rënda penale është detyruar të ndryshojë disa herë emrat në mënyrë që të zhdukë gjurmët.
Shefi i Komisionit Qëndor të Zgjedhjeve bëri me dije se i është drejtuar prokurorisë ku ka kërkuar verifikikim dhe hetim të thelluar.
Ai renditi edhe emrat e tjerë që janë pjesë e listës së zezë.
“Për procesin e dekriminalizimit kemi vendosur për të kërkuar verifikim të thelluar prej prokurorisë. Janë 10 kandidatë për kryetar bashkie. Janë 28 kandidatë për anëtar të këshillit bashkiak të cilët janë dërguar për hetim të thelluar. Sipas detyrimit që KQZ i ka bërë publik formularët e vetëdeklarimit për të gjithë kandidatët por edhe emrat e atyre që janë dërguar për hetim të thelluar”, tha Celibashi.
Hajdërlli, në të shkuarën ka vuajtur dënimin me burg si falsifikator dokumentash. Ndërkohë, po aq i dyshimtë ka qenë edhe roli i tij si drejtor ujësjellësi në administratën e shkuar të Bashkisë Devoll.
Për verifikimin pritet të hyjë në lojë edhe drejtësia greke.