4.5 C
Tirana
Thursday, 28 October, 2021

Bujar Nishani flet për kthimin e opozitës në Parlament: PD e dëmtuar në sytë e shqiptarëve

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, foli për zhvillimet e fundit në selinë blu dhe rikthimin në parlament të PD.

Sipas tij opozita kthehet në parlament aty ku u largua 2 vite më parë me të njëjtën forcë politike por me imazh të dëmtuar në sytë e shqiptarëve.

“25 prilli ishte një moment që do i jepte vendit një mundësi vendit, jo vetëm ndryshimit të kahut politik, por Shqipëria ka rrëshqitur drejt një kaosi shumë dimensional. Dhe do dëshiroja që Shqipëria të hynte në një ndryshim esencial. Mendova se do ndodhte një ndryshim i madh. Nuk ndodhi për fat të keq. Dhe opozita jo vetëm që nuk demostroi forcë në opinionin publik, por doli me kalkulime e strategji të dobëta.

Sot opozita kthehet në parlament aty ku u largua 2 vite më parë me të njëjtën forcë politike por me imazh të dëmtuar në sytë e shqiptarëve. Unë e kam gjykuar në një këndvështrim më të gjerë për një shoqëri që ka nevojë për një dinamizëm tjetër. Shoqëria jonë ka mbetur në një lloj kënete dhe prandaj ka nevojë për reflektime të thella. Qeverisja do vazhdojë nga pozitat e drejtuesit, ndërsa opozita që ka përgjegjësi akoma më të mëdha në sensin e ndryshimit nuk ka asnjë lloj shenje për reflektim,” tha Nishani për Top News.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com