• 09/06/2023

“Bosnja është në rrezik, mund të shpërbëhet”, paralajmërimi i zyrtarit të lartë ndërkombëtar: Gati për luftë

 “Bosnja është në rrezik, mund të shpërbëhet”, paralajmërimi i zyrtarit të lartë ndërkombëtar: Gati për luftë

Bosnja është në rrezik. Ky është alarmi që është ngritur nga përfaqësuesi kryesor i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje.

Sipas Christian Schmidt, një Bosnje mund të rikthehet konflikti dhe ky shtet të shpërbehet. Në një raport për OKB-në, përfaqësuesi i lartë për Bosnjë dhe Hercegovinën, tha se nëse separatistët serbë po kërcënojnë me krijimin e ushtrisë së tyre, duke ndarë forcat kombëtare në dy pjesë.

The Guardian, media e cila ka parë raportin e dorëzuar nga Schmidt në OKB, bën me dije se kërkohen më shumë forca kombëtare që të jenë prezente në Bosnje dhe të mos lejohet nisja e luftës. Për momentin janë vetëm 700 trupa të NATO-s  në misionin paqeruajtës në Bosnje.

Nga ana tjetër udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik, po kërcënon të tërhiqet nga institucionet e nivelit shtetëror, përfshirë ushtrinë.

Dodik është shprehur më herët se do të detyronte ushtrinë boshnjake të tërhiqej nga Republika Srpska dhe ishte gati për luftë nëse do të kishte ndërhyrje nga ndërkombëtarët.

Nuk dihet ende se çfarë mund të ndodh në Bosnje, por deri tani ndërkombëtarët duket se kanë qëndruar në heshtje për të mos përshkallëzuar më tej konfliktin.

Të ngjashme