4.5 C
Tirana
Thursday, 28 October, 2021

‘Bomba’ e Ristanit: Grida Duma i kërkoi Ramës që PD të ishte pjesë e koncesionit në Portin e Durrësit

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani, zbuloi në Çim Peka Live në Syri Tv, gafën e nënkryetares së PD, Grida Duma.

Ristani tha se Grida Duma i kërkoi Ramës t’i ofronte bashkëpunim PD-së në koncesionin e Portit të Durrësit i cili është parashikuar të jetë një projekt me vlerë 30 milionë euro.

“Është shuar gara brenda PD. Dhe prandaj vjen momenti përballë këtyre gjërave. Grida Duma ka bërë edhe një gafë tjetër, përpara kësaj të Kosovës, me historinë e bashkëpunimit me Ramën, që kërkoi bashkëpunim përmes koncesionit në Portin e Durrësit. Del dhe thotë nënkryetarja e PD që Kosova është autonome, është e tmerrshme që t’i pret të vish në pushtet dhe s’di akoma që Kosova ka vite që është e pavarur. E pyetur nga gazetarja se çfarë ke për të thënë për propozimin e Ramës për bashkëpunim dhe kjo iu përgjigj: Rama nuk është serioz në kërkesën për bashkëpunim, sepse po të ishte serioz projekte të tilla madhore siç është porti i Durrësit do t’i bënte me ne. Ja ku e ka katandisur PD-në lidershipi i Bashës”, u shpreh Ristani, ndërsa drejtuesi i emisionit, Çim Peka ndërhyri duke thënë: “Ky është sinqeritet. Të paktën këtu janë të sinqertë”.

“Po, por ky është sinqeritet për të tupëruar PD-në në publik, që të thuash se kjo është parti e orientuar vetëm drejt parasë dhe projekteve PPP të parave”, tha Ristani, duke shtuar: “Ne jemi për bashkëpunim për reformat, reformën në drejtësi, zgjedhore, reforma territoriale që duan bashkëpunim”.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com